Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Blog
Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës

Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të mrekullohesh.
Biblioteka Apostolike, Vatikan
Biblioteka e Vatikanit e ka zanafillën në shekullin IV të erës sonë, edhe pse trajtën që ka sot, e ka marrë në shekullin XV. Në shekullin XVI, Papa Siktus V ngarkoi arkitektin Domeniko Fontana që të ngrinte ndërtesa të reja për koleksionin e Vatikanit, ato përdoren edhe sot e kësaj dite. Zbukurimet janë kaq luksoze, sa të marrin mendtë. Përveç dokumenteve që rrokin thuajse krejt historinë e njerëzimit, në bibliotekë gjendet edhe dorëshkrimi i Biblës, që mbahet si më i vjetri në botë. Bibliotekari i saj është i sërës së kardinalëve.
Biblioteka e Abacisë së Kremsmynsterit, Austri
Biblioteka e Kremsmynsterit u themelua në vitin 777 të erës sonë.Në të gjenden pasuri të tilla, si Codex Millenarius-i, një dorëshkrim i famshëm i shekullit XVIII i Ungjijve të Krishterë. Përveç një sulmi të shekullit X, pasojat e të cilit u riparuan nga Perandori Henri II, Kremsmysteri u ka shpëtuar shumë plaçkitjeve, shkatërrimeve dhe shpronësimeve të aristokratëve, mbase edhe sepse gjendet në një kodër dhe duket si fortesë e frikshme. Në shekullin XVII u rindërtua në stilin barok dhe është fort e bujshme me piktura e afreske, sepse, meqë librat ishin kapital intelektual e kulturor i paçmuar, edhe vendi ku rrinin, duhej të ishte si kutia që mban këto xhevahire.
Biblioteka Shtetërore Oratoriane e Xhirolaminëve, Itali
Biblioteka e Xhirolaminëve është pjesë e një kompleksi të madh, ngritur nga Urdhri fetar Oratorian. Nga librat kuptojmë se ishte vend studimesh e kërkimesh të sërave të larta. Edhe pse ka shtrirje mjaft të gjerë, nëkoleksionine librave të kësaj biblioteke ka më së shumti materiale që lidhen me muzikën, pasi për oratorianët muzika dhe këngakishin rëndësi tëparë për t’u dhënë pas përsiatjeve fetare. Në vitin 2012, u zbulua se një rreth kriminal vidhte në mënyrë sistematike vëllime të kësaj biblioteke, për t’i shitur më pas në tregun e zi, por pjesa më e madhe e tyre iu kthyen sërish bibliotekës.
Biblioteka Shën Zhënevievë, Francë
Edhe pse dihet që është më e vjetër, në dokumentekjo bibliotekëpërmendet për herë të parë në vitin 1148. Ajo u themelua në Paris si bibliotekë murgjish dhe u mbijetoi e paprekur viteve të Revolucionit Francez. Koleksioni i saj është pasuruar pas shkrirjes sëdisa institucioneve të tjera fetare dhe konfiskimevetë koleksioneve të aristokratëve. Biblioteka që shohim sot, u ndërtua në shekullin XVIII nga arkitekti Anri Labrus. Salla madhështore e leximit ngjan si katedrale e Epokës Industriale.
Biblioteka e Abacisë së Metenit, Gjermani
Abacia benediktase e Metenit u themelua në vitin 766 të erës sonë, por u godit nga Reformacioni, lufta, trazirat shoqërore dhe politika. Majën e arriti në vitin 1803, kur pronat e abacisë, mes të cilave edhe biblioteka, u konfiskuan dhe u shitën në ankand. Por, nën sundimin e mbretit Ludvig I i Bavarisë, abacia u hap sërish dhe kështu u krijua edhe një bibliotekë e re. Salla e bibliotekës është skicuar sipas një skeme të sofistikuar teologjike.
Biblioteka e Abacisë së Shën Galit, Zvicër
Për një kohë të gjatë, Abacia e Shën Galit ishte një prej qendrave kryesore intelektuale të Evropës Perëndimore.Në të gjendet një nga bibliotekat më të mëdha mesjetare. Abacia u themelua në shekullin VII nga murgu irlandez Galus dhe për më shumë se njëmijë vjet ndoqi parimet e Shën Benediktit, shenjtorit më të dhënë pas librave, i ciliu kërkonte dishepujve të tijtë lexonin në mënyrë të thelluar tekstet e shenjta. Biblioteka e sotme është rikonceptuar në shekullin XVII, sipas stilit barok, nga arkitekti Peter Thumb.
Biblioteka e Abacisë së Admontit, Austri
Çfarëdolloj mendimi të keni për fenë, manastiret dhe bibliotekat e tyre shërbyen si vaji që mbajti ndezur kandilin e qytetërimit perëndimor. Biblioteka e Abacisë së Admontit është biblioteka më e madhe e murgjve në botë dhe mbase edhe më madhështorja. Komuniteti benediktas në Admont e ka zanafillën në vitin 1074 dhe që nga ajo kohë, ata vetëm kanë grumbulluar libra. Tashmë në abaci gjenden mbi 1400 dorëshkrime me vlerë dhe më shumë se gjysma e tyre i përkasin periudhës së mesjetës, qysh nga shekulli VIII. E ndërtuar sipas modelit të Bibliotekës së Oborrit Perandorak të Vjenës nga i njëjti arkitekt, Jozef Huber, ajo mbahet si një kryevepër. Librat janë ndarë sipas subjekteve dhe janë sërënditur nën afresket përkatëse, në përputhje me idealete Iluminizmit.
Biblioteka e Manastirit të Strahovës, Çeki
Manastiri i Strahovës u themelua në vitin 1143 dhe i ka mbijetuar zjarrit, luftërave dhe plaçkitjeve. Fatmirësisht, boshllëqet e krijuara në koleksion janë mbushur gjatë viteve, falë blerjeve dhe trashëgimive. Në këtë bibliotekëgjenden një mori librash fetarëtë pazakontë, por koleksioni është mjaft i gjerë. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, në vitin 1950, manastirine mori shteti çekosllovak dhe ai u bë pjesë e Muzeut të Letërsisë Çeke. Pas rënies së komunizmit, koleksionet iu kthyen murgjve, që ende po merren me riparimin e vëllimeve të lëna pas dorepër dekada të tëra.
Biblioteka e Kolegjit të Trinisë, Irlandë
Salla e kësaj biblioteke ka pak zbukurime, pornjësimetri të këndshme për syrin të epokës sëIluminizmit. Elizabeta I e Anglisë e themeloi Kolegjin e Trinisë në vitin 1592, si qendër studimesh protestante, duke dashur t’i shmangej traditës së studimit të murgjve dhe duke krijuar një kuadër të ri studimor në Universitetin e Dublinit. Ngaqë biblioteka u pasurua aq sa nuk e nxinte më ndërtesa, Tomas Bërgu planifikoi të ndërtonte një godinë të re. E njohur si Biblioteka e Vjetër, ajo i hapi dyert në vitin 1732. Sot mban më shumë se 200 000 libra, që janë edhe ndër librat më me vlerë të universitetit. Mes intelektualëve që e kanë përdorur,përmendim Oskar Uajlldin e Samuel Beketin.
Burimi: BBC / Maj 2019
Artikuj të përzgjedhur

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...