BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Blog
BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...

Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini shtrirë në plazh ose në pishina, me siguri që ju shkon mendja të shfletoni ca faqe. Mirëpo uji mund ta dëmtojë librin, ndaj këto dy hotele në Kej Uest kanë krijuar biblioteka në ujë, të shkëlqyera për të lexuar buzë pishinës. Po si?
Pushuesit mund t’i kërkojnë librat te recepsioni i hotelit dhe t’i marrin me vete, edhe kur duan të zhyten në ujë. Në pishinat e këtyre hoteleve mund të lexosh shtrirë në ujë. Aty gjen një sërë librash klasikë, si: Tregime të shkurtra të Mark Tueinit, Makbethin e Shekspirit, etj., etj.
Tashmë këto hotele janë kthyer në vende të përkryera për qetësinë dhe për mundësinë e rrallë, që u japin pushuesve për t’u kredhur, në kuptimin e plotë të fjalës, në faqet e një libri.
Burimi i Informaciont, 21 Gusht 2019
https://www.narcity.com
Artikuj të përzgjedhur

NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjid...

Rekomandimet e 22 ambasadorëve se cilin libër duhet të lexojmë nga vendi i tyre
Kur nisesh të vizitosh një vend të huaj, do të dish se ku të rrish, çfarë të hash, çfarë të ...

Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fj...

Do ta lidhje një libër rreth qafës?
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijn&...

Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të real...

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...