NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Blog
NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH

Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjidhje për të lexuar më shumë...
”Njeriu është viktimë e një mjedisi, të cilit nuk i bëhet vonë për shpirtin e tij”, shkruan Çarls Bukovski dhe fort keq nuk e ka; jetojmë duke rendur mes punës, familjes e shoqërisë, ndaj nuk na del më koha për të lexuar dhe tashmë ky është bërë një problem më se i zakonshëm. Gazetari Oliver Bërkemen u përpoq t’i përgjigjej këtij shqetësimi, duke u bazuar tek analiza dhe zgjidhja e romancierit e kritikut Tim Parks, që thotë: “Kushtet në të cilat lexojmë sot, jo vetëm që nuk janë më ato të 50 viteve më parë, por as të 30 viteve më parë. Kohën, që të lexojmë vazhdimisht e në vijimësi, duhet ta fitojmë e ta programojmë”. Po si t’ia bëjmë që ta programojmë atë? Duke krijuar një lloj rituali, duke e ndarë orarin e leximit e duke krijuar disa zakone të posaçme, për shembull, të ulemi e të lexojmë gjithmonë në të njëjtin qoshk, stol në park apo tavolinë biblioteke. “Argëtimet mund të kufizohen duke lexuar libra të shtypur ose një pajisje, që është vetëm për libra. Edhe këshilla e famshme për të mbajtur përherë me vete një libër, është e vlefshme, nëse lexuesi arrin të zhytet kokë e këmbë për një copë herë në lexim. Dhe nëse kjo gjë bëhet zakon, atëherë koha e leximit nuk do t'ju duket më si ajo koha që nuk e gjeni dot kurrë dhe pastaj do t’ju duhet të gjeni kohë për gjëra të tjera, më pak të rëndësishme”, shkruan Bërkemeni. Po, në fund të fundit, njeriu gjen gjithmonë pak kohë për libra të mirë!
Burimi i informacionit, 27 Gusht 2019
https://www.illibraio.it
Artikuj të përzgjedhur

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...