Hartë dhe guidë turistike: Shqipëria
E gjithë Shqipëria, në dy harta të natyrave të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën, për t’ju sjellë një pamje më të plotë të vendit që po vizitoni dhe që ju vijnë në ndihmë konkretisht gjatë udhëtimit tuaj! Harta rrugore me të gjitha të dhënat e nevojshme dhe harta fizike që pasqyron zona, relieve, si edhe pika turistike e kostume popullore të ilustruara me foto, sipas vendit të cilit i përkasin. Një përshkrim i Shqipërisë, parë në këndvështrimin historik, kulturor dhe trashëgimor, i sjellë në shtatë gjuhë, ju njeh më hollësisht me vendin dhe me burimet e tij. Ky botim shoqërohet edhe me një hartë administrative, me informacione praktike dhe përfshin një listë të hollësishme të monumenteve kryesore arkeologjike e kulturore, si dhe të pikave turistike me interes të veçantë në të gjithë vendin.