Përralla shqiptare 100+1 natë, libri i dytë

1 200 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk janë vetëm për fëmijët. Përkundrazi, ky koleksion do të zgjojë interesin e gjithkujt, qoftë prind, mësues, student, nxënës apo thjesht një njeri të cilit i pëlqejnë rrëfenjat origjinale dhe urtësia popullore. Mbretër dhe fshatarë, karaktere të spikatura, muzikantë e barinj, përvijojnë një botë imagjinare, që do të tërheqë lexues të çdo moshe. Libri shoqërohet me ilustrime bardhezi, ndërsa përrallat përcillen përmes gjuhës mjeshtërore rrëfimtare, që rrjedh e pastër, si burimet nëpër përralla...

Isbn: 99956-704-9-8 Mosha: +12 vjeç

Permasat: 240 x 170 mm


Write Your Own Review
Po shkruani për:Përralla shqiptare 100+1 natë, libri i dytë
Vlerësimi yt