Historia e Artit Shqiptar

4 000 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar

“Historia e artit shqiptar” është një libër i rrallë e i vyer, për të cilin studiuesi Ermir Hoxha ka punuar mbi 10 vjet me aq përkushtim e dashuri.

Është një studim i plotë që pasqyron rrugëtimin 150-vjeçar të artit pamor vendës. Ndahet në 5 periudha historike që zënë fill në vitin 1858 me imazhin e parë fotografik e që përfundojnë në vitin 2000. Çdo periudhë studimi, përveç përshkrimeve të shkurtra rreth zhvillimeve politike e sociale të kohës, si dhe shpjegimeve plotësuese, shoqërohet edhe me imazhet përkatëse (piktura, fotografi, skulptura etj.).

Nuk është e thënë të jesh medoemos artist që ta shfletosh këtë libër. Kushdo është i interesuar dhe është mirë të njohë kulturën e vendin të vet. Aty është Atdheu, janë të parët, është e tashmja, janë shkëndijat e së ardhmes. 

Isbn: 978-9928-215-25-3 Mosha: + 18 vjeç

Permasat: 280 x 240 mm


Write Your Own Review
Po shkruani për:Historia e Artit Shqiptar
Vlerësimi yt