Kutiza e rrëfenjave për vajza bukuroshe

2 000 Lekë
Kopertina: Me karton të plastifikuar
Pesë libra në kuti

Çfarë dhurate e mrekullueshme për vogëlushet: një kuti elegante e trëndafiltë, që mban brenda një thesar të vërtetë; pesë libra plot e përplot me rrëfenja të magjishme. “Kërcimtaret bukuroshe” sjell historitë e balerinave ruse, senegaleze, egjiptiane, indiane, të tangos e të valsit. “Princeshat e bukura të përrallave” sjell historitë e të gjitha princeshave që keni njohur në përralla, por këtë herë, në një mënyrë tjetër. “Princeshat e bukura të historisë” do t’ju mahnitë me historitë përrallore të këtyre princeshave që kanë jetuar vërtet. “Zanat e bukura” përmbledh historitë e zanave të përrallave të sjella në kohën tonë, ashtu si edhe histori zanash të legjendave tradicionale nga vende të ndryshme. Por janë edhe “Sirenat bukuroshe”. Nga përrallat, ju mbani mend vetëm sirenën Ariel, apo jo? Po shihni se ka edhe shumë sirena të tjera mjaft interesante, historitë e të cilave janë përmbledhur në këtë libër. Një kuti magjike, e mbushur me përralla, që zgjon interesin për librat dhe që do të ishte një dhuratë e mrekullueshme për zonjushat e vogla.


Certifikuar për sigurinë nga BE
Isbn: 978-9928-177-18-6 Mosha: +7 vjeç

Permasat: 180 x 230 mm


Write Your Own Review
Po shkruani për:Kutiza e rrëfenjave për vajza bukuroshe
Vlerësimi yt