Aty ku njerëzit harrojnë të vdesin
Blog
Aty ku njerëzit harrojnë të vdesin

Ju tashmë e dini që blogu i Aeditions sjell vazhdimisht artikuj që flasin për librat për fëmijë apo librat për të rritur e gjithë ç’lidhet me ta, po sot, bazuar në një artikull të Lonely Planet, duam t’ju dëftojmë për disa vende, ku njerëzit “harrojnë të vdesin”.
Ka disa vende në botë, ku banorët jetojnë shumë gjatë e duket se janë të lumtur. Këto vende quhen Zonat e Kaltra. Që prej fillimeve të viteve 2000, autori Den Butner (Dan Buettner) i ka studiuar Zonat e Kaltra, harta e të cilave është shumë e gjerë, për të kuptuar se pse njerëzit atje jetojnë kaq gjatë. Sipas tij, ka faktorë të ndryshëm, por të përbashkëtat janë: jeta aktive, shumë miq e të afërm, besimi në Zot, prodhimet e tokës dhe vendndodhja gjeografike. Po për cilat vende e kemi fjalën?
Okinava, Japoni
Përgjithësisht, Japonia njihet si vendi ku mbizotëron një “epidemi” e vërtetë vetmie. Por këtë nuk mund ta themi për ishujt e Okinavës, që kanë edhe përqindjen më të madhe të njerëzve mbi 100 vjeç. Këtë e arrijnë, falë moai-it, një grup tradicional shoqëror, që krijohet që në fëmijëri dhe ruhet gjatë gjithë jetës. Njerëzit që bëjnë pjesë në këto grupe, takohen herë pas here me njëri-tjetrin duke mbetur kështu miq për gjithë jetën. E veçanta tjetër është ikigai: të kesh një qëllim në jetë. Por dihet që ndikon edhe dieta hara hachi bu: ngopu deri në masën 80% (ngrihu i pangopur nga tryeza).
Sardenjë, Itali
Italianët e Sardenjës e kanë të trashëguar jetëgjatësinë, po kuptohet që, veç kësaj, ndikon edhe të ecurit e përditshëm, ushqimet e freskëta të stinës dhe respekti që kanë për brezin e vjetër: një motiv i vërtetë për të jetuar gjatë. Ah, nuk duhet harruar as vera, që ata e pinë me masë në drekë e në darkë!
Nikoja, Kosta Rika
Me sa duket, në këtë gadishull, një faktor që ndikon për të gëzuar shëndet të mirë, është ushqimi, konkretisht, kungulli, misri dhe bishtajoret. Të tria këto ushqime së bashku vendosin një ekuilibër mes karbohidrateve, proteinave dhe fibrave. Mistri gatuhet ende si në kohën e majave: para se ta bluajnë, e zhytin në gëlqere të shuar ose në hi. Kështu çlirohet niacina e misrit, që ndihmon për të pakësuar toksinat dhe e nxit trupin të përthithë më shumë kalcium, hekur e minerale. Faktorë të tjerë janë: synimi për të jetuar, lidhjet e forta familjare, ushtrimet e vazhdueshme, diell me bollëk dhe frutat tropikale.
Ikaria, Greqi
Një e treta e popullsisë së Ikarias ka mbushur 90 vjeç. Demenca në këtë ishull as që njihet. Për këtë mund t’i ketë ndihmuar izolimi, pasi kanë krijuar lidhje të forta shoqërore. Shtoji kësaj dietën ushqimore mesdhetare: vaj ulliri, verë e kuqe, perime organike të rritura vetë, mjaltë vendi, qumësht dhie, mospërdorimi i sheqerit. Jetëgjatësia lidhet edhe me ritmin e shtruar të jetesës.
Loma Linda, Kaliforni
Në Loma Linda, me sa duket, popullsia jeton të paktën një dekadë më shumë se mesatarja amerikane e jetëgjatësisë. Faktorët janë: dieta ushqimore me shumë perime dhe besimi i fortë në Zot, vajtja në kishë dhe grupet e studimit të Biblës. Kështu, njerëzit atje grumbullohen së bashku, shoqërohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse do të shkosh në tregun vendës, do të habitesh po të mos gjesh mish, pula apo prodhime deti.
Burimi: Lonely Planet 17 shkurt 2020
Artikuj të përzgjedhur

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...

NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjid...

Rekomandimet e 22 ambasadorëve se cilin libër duhet të lexojmë nga vendi i tyre
Kur nisesh të vizitosh një vend të huaj, do të dish se ku të rrish, çfarë të hash, çfarë të ...

Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fj...

Do ta lidhje një libër rreth qafës?
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijn&...

Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të real...