Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Blog
Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?

Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca kompjuterike është gjuha e re e botës, madje edhe një nga profesionet që po kërkohet e po zhvillohet përherë e më shumë. Për të pasur më shumë sukses, pothuajse çdo fushë e veprimtarisë njerëzore sot mbështetet te softueri dhe te zhvillimi i tij. Për më tepër, programimi dhe të menduarit logjik jane aftësitë e nevojshme që do t'i japin mundësi fëmijës suaj që, në të ardhmen, të ushtrojë profesionin më të paguar dhe më sfidues.
Po kështu, fëmijët duhet ta mësojnë programimin, sepse kompjuterat dhe pajisjet teknologjike do të formojnë botën e tyre. Mendohet se në njëzet vitet e ardhshme, paaftësia për të programuar ose, së paku, për të kuptuar logjikën e programimit do të jetë po aq e dëmshme, sa ç’është sot paaftësia për të shkruar, për të lexuar e për të numëruar. Sa më shpejt ta mësojnë programimin fëmijët, aq më mirë është.
Sa më të vegjël të jenë, aq më mirë dhe më shpejt mësojnë fëmijët
Mendjet e tyre janë elastike dhe të hapura. Kur je i ri, është shumë më e lehtë të mësosh të programosh, njësoj siç ndodh kur mëson një gjuhë të huaj. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për programimin në vetvete, por edhe për logjikën e bazuar në mendim – “leximi procedural”, që është një aftësi për të menduar dhe për të kuptuar proceset në botë.
Programimi nxit krijueshmërinë
Programimi nxit krijueshmërinë e fëmijëve dhe siguron mjetet për të krijuar një botë të pafundme mundësish, ku ata mund të ndërtojnë rrugë dhe të gjejnë zgjidhje sipas mënyrës së vet. Në përgjithësi, programimi është një aftësi që të jep pushtet. Ashtu si arti, edhe programimi është një mënyrë për të shprehur krijueshmërinë. Disa platforma, si Scratch-i, i mësojnë fëmijët si të programojnë, në mënyrë që të mos ndihen sikur janë të mbërthyer nga diçka që nuk e mësojnë me dëshirë. Kjo gjuhë programimi të jep mundësinë të luash lojëra dhe ta modifikosh atë sipas dëshirës, duke rishkruar kodin. Imagjinata e pakufizuar është një nga aspektet më të mira për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë programimin.
Zgjidhja e problemeve dhe mendimi kritik
Teknikat e programimit i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe të zgjidhin probleme, që nuk janë të rëndësishme vetëm në shkencën kompjuterike, por edhe në jetë. Nëpërmjet programimit, fëmijët mund të bëjnë lidhjet logjike, të cilat i ndihmojnë të analizojnë situata të ndryshme. Dalëngandalë, ata do t’i afrohen qëllimit që kanë, duke qenë më të përqendruar dhe energjikë.
Mrekullitë e tregimit nëpërmjet programimit
Gjithashtu, programimi i ndihmon fëmijët të kenë rrjedhshmëri në të menduar. Ai ka një rrjedhë logjike, ashtu si historitë dhe përrallat që ata mësojnë. Shumica e gjuhëve të programimit, të projektuara për fëmijët, përdorin lojëra për t'i mësuar ata se si të programojnë, si dhe kërkojnë që të ndjekin apo edhe të krijojnë një linjë historie (rend) në programim. Scratch-i është shumë popullor me fëmijët, sepse ofron mjaft kontroll dhe bazohet te tregimi dhe krijimtaria, me një gjuhë pamore të pasur. Ju, si prind, nuk duhet të mjaftoheni dhe të ndiheni krenar, nëse fëmija juaj di të përdorë një tablet apo aparat celular, sepse, për t’u bërë më i mirë dhe i suksesshëm, duhet të dijë më shumë se kaq. Programimi është një aftësi e domosdoshme dhe profesioni i së ardhmes!
Për Bazat e Programimit Kompjuterik
Dy video rreth programimit
Ora e kodimit
Artikuj të përzgjedhur

Pse u nda nga bashkëshorti Bete Dejvis
Në vitin 1938, në gazetën The New York Times shkruhej se Bete Dejvisi po ndahej nga bashkëshorti Harmën “Osk...

Fjalitë më të mira që çelin librat
Ku saktësuese e ku provokuese, fjalitë që çelin librat klasikë, janë nga më të ndryshmet, po le të q...

Libri i parë i ndaluar në Amerikë del në ankand për 35 000 dollarë
Po të mos ju duhen 35 000 dollarë, atëherë përdorini për të bërë një ofertë që të ...

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...