Shkëmbimi i librave në SHBA
Blog
Shkëmbimi i librave në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në formën e kafazeve të zogjve, por ato nuk shërbejnë për të ushqyer zogjtë, po trurin. Këto janë "librari" të vogla, që i krijojnë individë apo grupe fqinjësh, të cilët i mbushin me libra për ata që duan të lexojnë. Ato kanë një mision: të ndajnë me të tjerët dashurinë për të lexuar dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë.
Ajo kutia që duket si një kafaz i vogël zogu me ngjyrë të kuqe jashtë shkollës fillore, Centreville, në Virxhinia, tërheq shumë vëmendjen e njerëzve. Por aty nuk ka zogj, po libra. Çdo fëmijë i komunitetit, i cili do të lexojë, mund të marrë një prej tyre. Libraria e vogël u ndërtua në kuadrin e një projekti shërbimi të skautistëve të shkollës.
“Ishte një sfidë për ne”.
Kyra Gosney është një prej tyre.
“Duhej ta lyenim dhe ta montonim”.
Isabella Sursi thotë se kjo ishte një përvojë e mirë për ne.
“Duhej të ishim të sigurt se po bënim atë që duhej. Duhej të diskutonim të gjitha hollësitë para se ta ndërtonim”.
Nëna e saj, Stephanie Sursi, thotë se edhe në këtë komunitet relativisht të pasur, libraria shërben për një qëllim.
“Ka prindër që bëjnë dy punë ose nuk i çojnë fëmijët në bibliotekë. Por ka edhe fëmijë që nuk i mendojnë librat si dhuratë”.
Vajzat kanë mbledhur më shumë se 400 libra deri tani, që kjo librari e vogël të ketë sa më shumë larmi. Përgjegjësja e bibliotekës së shkollës, Sheri D’Amato, thotë se kontrollon që çdo libër që vihet në kuti, të jetë i përshtatshëm për fëmijët e nivelin e tyre të leximit.
“Ne duam që fëmijët ta kenë librin pranë në çdo kohë. Biblioteka e shkollës nuk është gjithmonë e hapur. Në fundjavë nuk punon, ndërsa ditëve të javës mbyllet rreth orës katër. Edhe biblioteka publike nuk është e hapur gjatë gjithë kohës. Ndërsa këto librari të vogla janë gjithnjë të hapura, nuk kanë nevojë për fletëhyrje dhe as për para”.
Ato i gjen kudo, edhe atje ku nuk ta merr mendja. Në pastiçerinë e saj, në Reston të Virxhinias, Kristen Brabrook-u krijoi një syresh.
“Unë i dua shumë librat, ndaj kam më shumë libra sesa veshje”.
Kur mori vesh për këto librari të vogla, ajo menjëherë mendoi t’i hynte punës për të bërë një të tillë.
“Meqë jetoj në apartament, nuk mund ta vendosja atje librarinë, prandaj e ndërtova në hyrje të pastiçerisë”.
Ajo vazhon të blejë libra, që libraria e saj të jetë sa më tërheqëse për fëmijët.
“Njerëzit vijnë këtu për të ngrënë ndonjë kek, ndërkohë që shohin edhe librarinë. Pyesin gjithmonë për koston e librave, por ne u themi se janë falas dhe mund t’i marrin”.
Një nga klientet e rregullta të dyqanit, Collin Chartier, e pëlqen këtë ide.
“Mendoj se është ide e bukur dhe e bën mjedisin më të këndshëm”.
Ideja e librarive të vogla lindi tre vjet më parë në Hadson, Uiskonsinit, kur ish-mësuesi që i do shumë librat, Todd Bol-i, ndërtoi modelin e parë.
“Fillimisht, unë e ndërtova librarinë për nder të nënës sime. E vendosa në kopshtin përpara shtëpisë dhe as që mendova të ndërtoja ndonjë tjetër”.
Por fqinjët e pëlqyen shumë kutinë e vogël prej druri, prandaj ai u frymëzua për të krijuar Organizatën e Librarisë së Vogël për ta përhapur anembanë këtë ide.
Tani në Shtetet e Bashkuara e në vende të tjera ka më shumë se 2500 librari të vogla.
Sipas Huffington Post-it, “ky është një fenomen që po përhapet gjithnjë e më shumë”.
Të rinjtë e pëlqejnë këtë koncept, ndaj ai ka marrë përmasa kaq të mëdha.
Kendall Claar-i, e cila bashkë me miqtë e saj ndërtoi librarinë e vogël të shkollës fillore, Centreville, thotë se do ta marrë malli për të, pasi vitin tjetër ajo hidhet në klasë të shtatë.
“Por kënaqem kur mendoj se këtu do të jetë gjithmonë një pjesë imja që të kujtohem”.
…një përfundim i lumtur i çdo libri.
Marrë nga Zëri i Amerikës, më 01.06.2013
Artikuj të përzgjedhur

NËSE NUK GJEN KURRË KOHË PËR TË LEXUAR, ATËHERË PO JUSTIFIKOHESH
Nuk gjen dot kohë të lexosh nja dy faqe? Po si i dilet me gjithë ngarkesat e ditës? Ne po ju japim të paktën dy zgjid...

Rekomandimet e 22 ambasadorëve se cilin libër duhet të lexojmë nga vendi i tyre
Kur nisesh të vizitosh një vend të huaj, do të dish se ku të rrish, çfarë të hash, çfarë të ...

Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fj...

Do ta lidhje një libër rreth qafës?
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijn&...

Kur gënjen për librat që ke lexuar...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të real...

Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, ësht...

Biblioteka e Librave të Ndaluar
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre...

Bibliotekat: Aty ku ruhet kujtesa e botës
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të...