Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?
Blog
Pse leximi është shumë i rëndësishëm për trurin?

Marc Peyser
Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fjalëkryqesh ose të ushtroni mendjen gjatë gjithë ditës, si e si të arrini një kujtesë sa më të fortë, mirëpo mënyrën më të lirë, më të thjeshtë dhe më të vlefshme për të mprehur mendjen e keni mu para syve dhe quhet “lexim“.
Nuk duhet të habitemi që leximi i bën mirë trurit, po është e habitshme se si një veprimtari fare e zakonshme mund ta përmirësojë trurin tuaj në shumë drejtime. Ndikimi kryesor ndihet në zonën, që lidhet me perceptimin e gjuhës: në lobin e përkohshëm të majtë. Duke përpunuar materialin e shkruar, që nga shkronjat, te fjalët, te fjalitë e deri te vetë historia, neuronet vihen në punë, pasi transmetojnë informacionet e marra. Kjo ndodh edhe kur dëgjojmë dikë të flasë, por natyra e leximit e nxit trurin të punojë më fort dhe më mirë. “Zakonisht, kur lexon ke më shumë kohë për të menduar,” thotë Merien Ullf, drejtoresha e Qendrës së Disleksisë. Nxënësve që Mësojnë Ndryshe dhe Drejtësisë Shoqërore në UCLA. “Leximi të ofron një buton të veçantë pushimi për të kuptuar dhe menduar me vete. Kur dëgjon dikë ose një film, ti nuk e ndal dot mendimin.”
Të mirat e leximit vazhdojnë edhe pasi e kemi lënë librin mënjanë. Një studim në Universitetin Emory zbuloi se disa prej të mirave zgjatnin deri në pesë ditë. “Quhet veprimtari në hije dhe është si një muskul kujtese,” thotë Dr. Gregori Bërns ngaEmory. Në fakt, kjo është mënyra se si arrin leximi të përmirësojë kujtesën.
Leximi zgjon edhe zonën përgjegjëse për veprimet motorike, sepse truri është si ata aktorët, që zënë gjithë skenën.Kur lexon për një veprimtari fizike, neuronet që kontrollojnë atë veprimtari vihen në punë. Ndërsa lexoni, ju nuk mund të ngisnin një kalë, ama truri që po lexon për njeriun që nget kalin, sillet sikur të jetë vërtet mbi të. Dhe sa më shumë pjesë të trurit të vini në lëvizje, aq më mirë do ta keni veprimtarinë e përgjithshme të tij.
Po jo të gjithë librat e ushtrojnë trurin njësoj. Rezultatet paraprake të një studimi të Universitetit të Stenfordit treguan se librat me ngarkesë, e vënë më shumë në punë trurin. Skanimet e trurit të atyre, që thellohen në romanet e Xhejn Oustin, tregojnë se ka më shumë gjak në zonat e trurit me funksione njohëse e vepruese, se sa libra më të lehtë apo kur lexon në ekran kompjuteri apo telefoni. “Fatkeqësisht, këto të fundit rrallë ndihmojnë përqendrimin dhe vijimësinë. Kjo ngre një rreth vicioz: pa ushtrim të qëndrueshëm të ‘muskulit’të leximit, truri e humb aftësinë për të kontrolluar procesin e ndërlikuar, që na ndihmon të lexojmë në thellësi,” thotë Merien Ullf.
Artikuj të përzgjedhur

Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë
Në esenë "Mbi vetminë" (nga vëllimi i parë i Eseve të tij), Montenji trajton një temë që ishte bë...

Kujdesi për trurin
Për shekuj me radhë, për të vënë në gjumë foshnjat, kemi përdorur teknika pa pasur asnjë lloj ide...

Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?
Libri, kjo shpikje e çuditshme, që i ndryshon mendjen e jetën njeriut në mënyrë djallëzore. Lexoni më posht...

10 Të famshëm me biblioteka madhështore
Meqenëse folëm para pak ditësh për bibliotekën e famshme të Lagerfeldit, vendosëm që t 'u tregojmë edh...

Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bi...

Po ti, e do apo e urren Lizën?
Nuk e mbaj mend moshën kur e kam lexuar "Lizën në botën e çudirave", por kam ende para syve çastin kur e tërhoqa...

Shkëmbimi i librave në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në...

Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca ...