Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë
Blog
Historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë

Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, është “Odiseja” e Homerit. Në 12.000 vargjet e poemës shpalosen aventurat e heroit grek, pas përfundimit të Luftës së Trojës, ngatërruar mes Zotash e përbindëshash. Nuk është historia e një njeriu që niset aventurave në kërkim të floririt a të ndonjë toke të re, por e një bashkëshorti, që përpiqet të kthehet në shtëpinë e tij në Itakë pas një lufte dhjetëvjeçare. Kuptohet që kjo është arsyeja pse poema ka të tillë jehonë edhe në ditët e sotme, më shumë se 2700 vjet pasi është shkruar. Ajo është sa madhështore, aq edhe intime. Edhe pse ka shtrirje të gjerë gjeografike, autori u ka kushtuar vëmendje të veçantë detajeve. Gjatë rrëfimit, te “Odiseja” shtrohet pyetja: Ç’do të thotë të mbetesh burrë, kur del nga rrethanat që të kanë formësuar karakterin? Heroi kryesor është bashkëshorti që ndodhet larg së shoqes, babai që nuk e ka parë dot të birin tek rritej, luftëtari që i ka përfunduar lufta, mbreti që rron larg mbretërisë së tij, prijësi që humb të gjithë ata që e ndjekin, kurorë shkelësi për hir të tekave të Perëndeshave dhe biri, të cilit nëna i ikën nga kjo jetë zemërthyer, se e di të vdekur. Ai është edhe udhëtar, pirat, aventurier e refugjat. “Odiseja” është një poemë epike me detaje e fabula të ndërthurura aq të thella, sa çdo lexues gjen diçka në të. Ajo do të vazhdojë të mbetet e gjitha e vërtetë edhe pas 2700 vjetësh të tjerë.
Burimi: BBC / Prill 2019
Artikuj të përzgjedhur

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...