Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?
Blog
Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?

Libri, kjo shpikje e çuditshme, që i ndryshon mendjen e jetën njeriut në mënyrë djallëzore. Lexoni më poshtë se si... 10 minutat e para
Nxitje e menjëhershme e sistemit. Ndjesia e prekjes, forma pamore e shkrimit dhe një lloj freskie, fillon ta çojë përdoruesin në një tjetër rrafsh. Mund të nxisë shqisën e nuhatjes: edhe përdoruesi më kokëfortë, mund të dorëzohet para "aromës së një libri të vjetër". Pasojat intelektuale fillestare mund të përfshijnë ngazëllim, që buron nga pikasja e një zëri të panjohur rrëfimtar, çoroditje përballë terminologjisë së re, rezistencë të përkohshme ndaj ideve të reja dhe përgjithësisht një veprimtari të rritur nervore.
30 minuta
Ndikimi tani shtohet dhe mund të përjetohen vegime pamore e dëgjimore. Shumica e përdoruesve tani janë ndërgjegjësuar mbi zërin, që vazhdon të flasë në kokën e tyre dhe shumë raportojnë se “shohin” përfytyrime fantastike, ndonjëherë me kthjelltësi të plotë. Përdoruesit mund edhe të përshkruajnë “shpërngulje” në një kohë dhe vend tjetër. Shumë përdorues tani ndjejnë detyrimin të ndërveprojnë fizikisht: palosje të cepave të faqeve; shkrime ose letra me ngjitëse për shënime; nënvizime ose theksime paragrafesh (nga kjo sjellje varet mbarëvajtja e librave të bibliotekave). 60 minuta
Zhytje e plotë në libër. Përdoruesi mund të përjetojë reagime akute, nga të qeshurat e pakontrollueshme e deri tek dhimbja e thellë. Disa përdorues të letërsisë artistike raportojnë një lidhje të thellë psikologjike me karaktere dhe ngjarje të librit, ndërsa “bota e vërtetë” tkurret. Përdoruesit përfshihen tërësisht dhe mund të ndalojnë befas e të shohin ngultas hapësirën. Besohet se kjo veprimtari vërteton efektet anësore, si ekspozimi ndaj fakteve dhe ideve të reja dhe rritje e hetimit të vetes si qenie njerëzore. Kjo quhet ndryshe edhe “të mësosh”.
më shumë se 60 minuta
Libri tani të përthith plotësisht dhe shkëputja prej tij shkakton acarim dhe hutim të përdoruesit. Nevoja e përdoruesit për librin në këto çaste është kaq e fortë, sa nuk e lëshon dot nga dora, madje lë pas dore nevoja të tjera bazike njerëzore, si ushqimi ose gjumi.
Orë/ ditë/ javë
Koha e saktë varet nga përdoruesi dhe libri, por po flasim për çastin kur libri përfundon. Kjo mund të shkaktojë melankoli të fortë. Në fakt, shumë përdorues e lexojnë librin edhe për herë të dytë e të tretë, duke u përpjekur të përjetojnë sërish ndjesinë e leximit të parë. Duhet vërejtur se disa përdorues raportojnë, që do të donin të ktheheshin në jetën para librit në fjalë, kur bota u dukej më pak e ndërlikuar. Paradoksalisht, këta përdorues shpesh kërkojnë vëllime edhe më sfiduese, pas një periudhe të shkurtër rimëkëmbjeje.
Vite
Ndikimi i librave ndihet ende. Shumë përdorues tani janë bërë lexues të rregullt, gjë që pasohet nga një nivel i ngritur dijesh të përgjithshme dhe mbërthehen nga cikli i gjatë i të nxënit gjatë gjithë jetës, përndritja e mëtejshme dhe kureshtja e theksuar intelektuale.
Artikuj të përzgjedhur

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...

10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë n...

FRIGOBOOK: NË ROMË, FRIGORIFERËT E HEDHUR NË RRUGË KTHEHEN NË BIBLIOTEKA TË VOGLA
Në jug të Romës, në lagjen Vitinia, riciklimi dhe dashuria për librin shkojnë krah për krah. Kështu ...

BIBLIOTEKË NËN UJË, HËM...
Dy hotele në Kej Uest, SHBA, janë kthyer në parajsën e atyre që u pëlqen të lexojnë libra. Kur rrini...