10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT
Blog
10 FAKTE INTERESANTE PËR LIBRAT

E ku ka më mirë se të rehatohesh me një libër të mirë. Librat gjithmonë na përfshijnë në atë pakëz vetmi që e dëshirojmë dhe na shkëputin nga e përditshmja. Ata janë magjikë, po pas tyre fshihen edhe fakte interesante.
1. Në botë ka më shumë se 129 milionë libra.
Sipas Google-it, deri në vitin 2010 janë botuar 129 milionë e 864 mijë e 880 libra dhe kuptohet që tani ky numër është shumë më i lartë. Prandaj kujdes kur thua: “S’gjej një libër të hairit për të lexuar”, se del që nuk ke kërkuar si duhet.
2. Libri më i shtrenjtë ka kushtuar 30,8 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për Codex Leicester të Leonardo Da Vinçit, të cilin e bleu Bill Gejtsi. Por ta dini se ato para i nxori sërish pa kaluar ora.
3. Kënaqësia që përjetojmë, kur ndiejmë aromën e librave të vjetër, përkufizohet me një fjalë.
E dimë sa shumë të pëlqen aroma e librave të vjetër, plot me pluhur e histori mes fletësh. Kjo kënaqësi përshkruhet me fjalën “Bibliosmia”.
4. Fjalia më e gjatë që është shtypur ndonjëherë, përmban 823 fjalë.
Duket sikur është sajesë, por, sipas rrjetit të librarive Barnes and Noble, kjo fjali gjendet në librin e Viktor Hygosë, Të mjerët.
5. Emrat e autorëve nuk shkruheshin në kapakët e librave.
Njëherë e një kohë, kapakët e librave konsideroheshin vepra arti. Ata mbusheshin me vizatime, visheshin me lëkurë, me punime artizanale, madje edhe me flori, ndaj s’kishte vend për emrin e autorit.
6. Aventurat e Tom Sojerit është libri i parë i shkruar me makinë shkrimi.
Mark Tueini duhet të ketë pasur shumë bojë e shumë durim, ndërsa shkruante një nga librat më të mirë për fëmijë.
7. Presidenti amerikan, Teodor Rusvelt, lexonte një libër në ditë.
Këtij i thonë përkushtim ndaj librave!
8. Tre librat e zgjedhur nga lexuesit në botë janë...
Bibla, Citate të kryetarit Mao Ce Dun dhe Harri Poter.
9. Islandezët lexojnë më shumë se kushdo.
S’e dimë në ka lidhje me motin, nëse është trashëgimi kombëtare a nëse i mësojnë t’i duan librat, por, sido që të jetë, islandezët janë kampionë në lexim!
10. Analfabetizmi mbetet ende problem i madh në botë.
Një në pesë të rritur në botë nuk di të lexojë ose të shkruajë. Azia Jugore e Perëndimore, si dhe Afrika janë vendet me shifrat më të larta të analfabetizmit.
Burimi i informaciont 7 Gusht 2019
https://secretgardenofbooks.com
Artikuj të përzgjedhur

Njerëzit që lexojnë shumë, janë më të këndshëm dhe më të ndjeshëm
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë ...

Të përhumbesh pas shkronjave
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me ...

Sa do të doja të mos kisha hyrë nëpër udhën ku të çon "Rruga"
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'...

Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të fle...

Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "munges...

Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë
Në esenë "Mbi vetminë" (nga vëllimi i parë i Eseve të tij), Montenji trajton një temë që ishte bë...

Kujdesi për trurin
Për shekuj me radhë, për të vënë në gjumë foshnjat, kemi përdorur teknika pa pasur asnjë lloj ide...

Çfarë ndodh 1 orë pasi hap një libër?
Libri, kjo shpikje e çuditshme, që i ndryshon mendjen e jetën njeriut në mënyrë djallëzore. Lexoni më posht...