Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
Blog
Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj

A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të rëndësishëm edhe në ngjarjet e librave, saqë Arbazinoja thotë se tetori është muaji më i mirë për t’u marrë me letërsi e revolucion. Kështu, në vjeshtë i zhvillon ngjarjet polaku Bruno Shulc në librin “Tezgat bojë kanelle“, Gabriel Garsia Markezi te “Vjeshta e patriarkut“, Diana Gabaldoni te “Tamburët“, Rei Bredbëri te “Vendi i tetorit“, Nagib Mafuzi te “Vjeshta egjiptiane“ apo Karlos Ruiz Zafoni te “Dritat e shtatorit”. Por përpos titujve të librave, po përmendim edhe shkrimtarët, që shkruanin në vjeshtë, si Kafka, që shkroi në nëntor “Metamorfozën” dhe “Letër babait”, kurse për “Procesin” u ul nga gushti e deri në janar. Në nëntor e filloi edhe Dostojevski “Idiotin” dhe “Sozinë”. Rilke zgjodhi shtatorin për “Fletoret e Malt Lordis Brigit”, ashtu si edhe Floberi për “Edukimin e ndjenjave”, kurse Ficxheraldi e përfundoi “Getsbin e madh” në tetor. Dhe për ta mbyllur këtë eufori vjeshtake po citojmë Mihail Bulgakovin: “Nata shket ngadalë, e errët dhe e heshtur. Diku është pylli i zhveshur, më tej lumi, i ftohti, vjeshta... po mua aq më bën. S’kam nevojë për asgjë dhe asgjë s’më përfshin në gji të saj”.
Burimi i informacionit, 20 Tetor 2019
https://www.illibraio.it
Artikuj të përzgjedhur

10 Të famshëm me biblioteka madhështore
Meqenëse folëm para pak ditësh për bibliotekën e famshme të Lagerfeldit, vendosëm që t 'u tregojmë edh...

Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bi...

Po ti, e do apo e urren Lizën?
Nuk e mbaj mend moshën kur e kam lexuar "Lizën në botën e çudirave", por kam ende para syve çastin kur e tërhoqa...

Shkëmbimi i librave në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në...

Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca ...

Si të përqendroheni
95% e njerëzve thonë se e kanë shumë të vështirë të përqendrohen
1. Vendoseni ushqimin në...

Fëmijët që marrin dashuri, japin dashuri kur rriten
Gjatë kryerjes së këtij studimi, specialisti i shquar dhe autori i librave psikologjikë "bestseller", Dr. Tim Elmore, ka zbulua...

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë libra që në moshë të vogël
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post renditen të mirat që përfitojnë f...