Një libër për t’u shoqëruar me... aromë
Blog
Një libër për t’u shoqëruar me... aromë

Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të flejë, ama ka edhe nga ata që përqendrohen në vende të rrëmujshme. Gjithsesi, e rëndësishme është që libri të të rrëmbejë dhe, me sa duket, kjo qenka më e lehtë kur ke të ndezur një qiri. Nisur nga kjo, ka njerëz që kanë filluar të krijojnë qirinj enkas, sipas librit apo zakoneve të leximit. Për shembull, nëse të pëlqen të lexosh kur bie shi me gjyma dhe jashtë ka diell, mund të ndezësh qiriun Ditë me shi, që risjell aromën e ditëve të freskëta me shi falë xhenxhefilit e livandës. Kush do të zhytet në atmosferën e një biblioteke antike, ndërsa është në divanin e tij, mund të provojë Librarinë e magjepsur me aromë vanilje, pergamene, mjalti dhe kokrrash kafeje.
Por, qirinjtë më të famshëm për libra janë Libra të vjetër, me aromë lëkure, myshku, vaniljeje dhe druri të vjetruar dhe Humbur mes rafteve, me aromë mogani e lisi, kripur me pak esencë lëkure e letre të vjetër.
Ka edhe qirinj që kanë specifikisht emra librash dhe sjellin atmosferën e tyre: Krenari e paragjykim me aromë zymbylash, jargavanësh e trëndafilash apo Gjueti fronesh me aromën e bredhit, pishës dhe mështeknës.
Për më sqimatarët ka edhe qirinj që rikujtojnë njerëz e epoka, si uiski e duhan llulle për Heminguejin apo xhin e lule të egra, për Gatsbin e madhërishëm dhe epokën e xhazit të viteve ’20.
Në fakt, kujtesa e aromës, është një nga kujtesat më të forta të njeriut, ndaj një libër “që kalon nga hunda”, zor se mund ta harrosh më dhe e ke fare kollaj të kujtosh gjendjen që të ka krijuar, duke ndezur një qiri.
Artikuj të përzgjedhur

10 Të famshëm me biblioteka madhështore
Meqenëse folëm para pak ditësh për bibliotekën e famshme të Lagerfeldit, vendosëm që t 'u tregojmë edh...

Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bi...

Po ti, e do apo e urren Lizën?
Nuk e mbaj mend moshën kur e kam lexuar "Lizën në botën e çudirave", por kam ende para syve çastin kur e tërhoqa...

Shkëmbimi i librave në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në...

Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca ...

Si të përqendroheni
95% e njerëzve thonë se e kanë shumë të vështirë të përqendrohen
1. Vendoseni ushqimin në...

Fëmijët që marrin dashuri, japin dashuri kur rriten
Gjatë kryerjes së këtij studimi, specialisti i shquar dhe autori i librave psikologjikë "bestseller", Dr. Tim Elmore, ka zbulua...

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë libra që në moshë të vogël
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post renditen të mirat që përfitojnë f...