Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë
Blog
Rreziku i së ardhmes është se njerëzit mund të bëhen robotë

Sociologu dhe psikanalisti gjerman, Erih From, thoshte se në shekullin XIX, gjatë industrializimit, Zoti ishte shpallur i vdekur, "mungesa e njerëzillëkut" do të thoshte mizori dhe njerëzit rrezikonin të bëheshin skllevër. Mirëpo në shekullin XX çështja ndryshoi; të tjetërsuar nga ndjenja e vetvetes, njerëzit kanë humbur aftësinë për të dashuruar dhe për të arsyetuar. "Njeriu", në të vërtetë, ka vdekur. Mungesa e njerëzillëkut ka arritur deri aty sa nënkupton mungesën e njerëzores. Është plotësisht e mundshme që njerëzit të bëhen si robotë, thoshte Fromi. Këtë ndjenjë tjetërsimi ai e lidhte me lindjen e shoqërive kapitaliste perëndimore dhe besonte se faktorët shoqërorë, ekonomikë e politikë të një shteti ndërthuren, për të prodhuar një “karakter shoqëror” të përbashkët për të gjithë shtetasit e tij. Në epokën industriale, ndërsa kapitalizmi po mbizotëronte përherë e më shumë në botë, shtetet i nxitnin njerëzit që të bëheshin konkurrues, shfrytëzues, autoritarë, agresivë dhe individualistë.
Në të kundërt, në shekullin XX, shtetet kapitaliste po i ripërcaktonin individët, duke i bërë konsumatorë me shije të standardizuara, që mund të përpunoheshin nga autoritetet anonime të opinionit publik dhe të tregut. Me teknologjinë, puna e përditshme bëhej monotone dhe e mërzitshme. Fromi mendonte se, nëse “njerëzit nuk dalin jashtë hullisë në të cilën ndodhen”, për të rikthyer humanizmin e tyre, atëherë do të çmenden, duke u përpjekur për të bërë një jetë të pakuptimtë, njësoj si robotë.
Marrë nga “Libri i Sociologjisë”
Artikuj të përzgjedhur

10 Të famshëm me biblioteka madhështore
Meqenëse folëm para pak ditësh për bibliotekën e famshme të Lagerfeldit, vendosëm që t 'u tregojmë edh...

Po biblioteka e Karl Lagerfeldit?
Sot u nda nga jeta stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bi...

Po ti, e do apo e urren Lizën?
Nuk e mbaj mend moshën kur e kam lexuar "Lizën në botën e çudirave", por kam ende para syve çastin kur e tërhoqa...

Shkëmbimi i librave në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara e në botë kanë filluar të vendosen nëpër rrugë kuti të vogla prej druri në...

Përse duhet ta mësojë fëmija programimin?
Programimi (kodimi) është një nga gjuhët më të përdorura në botë
Shkenca ...

Si të përqendroheni
95% e njerëzve thonë se e kanë shumë të vështirë të përqendrohen
1. Vendoseni ushqimin në...

Fëmijët që marrin dashuri, japin dashuri kur rriten
Gjatë kryerjes së këtij studimi, specialisti i shquar dhe autori i librave psikologjikë "bestseller", Dr. Tim Elmore, ka zbulua...

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë libra që në moshë të vogël
Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post renditen të mirat që përfitojnë f...