Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë
Blog
Fama dhe qetësia nuk mund të shkojnë kurrë bashkë

Në esenë "Mbi vetminë" (nga vëllimi i parë i Eseve të tij), Montenji trajton një temë që ishte bërë e njohur që në kohët e lashta: intelektuali dhe rreziqet morale nga të jetuarit midis të tjerëve, si dhe vlera e vetmisë. Montenji nuk thekson rëndësinë e vetmisë fizike, por më shumë zhvillimin e aftësisë për t'i bërë ballë tundimit për të pranuar verbazi mendimin e turmës. Dëshirën që kemi për të marrë miratimin e njerëzve që na rrethojnë, ai e krahason me dëshirën tonë të madhe për pasuri dhe zotërime materiale. Të dyja këto pasione na bëjnë të vegjël, thotë Montenji, por nuk gjykon se duhet të heqim dorë prej tyre, por thjesht nuk duhet t'i lëmë të na sundojnë. Kështu, ne mund t'i shijojmë ato, madje edhe mund të përfitojmë prej tyre, por nuk do të duhet të skllavërohemi emocionalisht apo të shkatërrohemi nëse i humbasim.
Pra, në esenë “Mbi vetminë” Montenji shqyrton se dëshira jonë për të marrë miratimin e masës lidhet me rendjen pas lavdisë ose famës. Ndryshe nga mendimtarë, si Nikolo Makiaveli, që e sheh lavdinë si një qëllim të vyer, Montenji mendon se përpjekja e vazhdueshme për famë është pengesa më e madhe për paqen e mendjes dhe qetësinë shpirtërore. Për ata që e paraqesin lavdinë si një qëllim të dëshirueshëm, Montenji thotë se “krahët dhe këmbët i kanë jashtë turmës, por shpirtrat dhe vullnetet i kanë të lidhura më shumë se kurrë me turmën”. Për Montenjin nuk ka rëndësi nëse e arrijmë lavdinë. Ideja e tij është që të çlirohemi nga dëshira për lavdi në sytë e të tjerëve, që të mos mendojmë gjithnjë se miratimi dhe admirimi i tyre janë të vlefshëm. Ai na këshillon se, në vend që të kërkojmë miratimin e njerëzve përreth, është më mirë të përfytyrojmë që një qenie vërtet madhështore dhe fisnike është përherë me ne, për të vërejtur mendimet tona më të thella, në praninë e së cilës edhe të marrët do t’i fshihnin ndjenjat e tyre. Kështu do të mësojmë të mendojmë drejt dhe do të sillemi në mënyrë të arsyeshme. Montenji pohon se, duke u shqetësuar më shumë se ç’duhet për mendimin e atyre që na rrethojnë, ne do të zvetënoheshim, për shkak se do të përfundonim duke imituar të ligjtë, ose do të konsumoheshim aq shumë nga urrejtja për ta, sa do të humbisnim arsyen.
Kurthet e lavdisë
Në shkrimet e mëpasme, Montenji vazhdon të kritikojë maninë për lavdi, duke vënë në dukje se lavdia, shpesh, është thjesht çështje fati, ndaj nuk ka kuptim ta adhurosh aq shumë. “E kam parë shumë herë [fatin] që ecën disa hapa përpara meritës, madje, shpeshherë, shumë hapa para saj”, shkruan ai. Gjithashtu, ai vë në dukje se inkurajimi i shtetarëve dhe i udhëheqësve politikë për të vlerësuar lavdinë mbi gjithçka, siç bën Makiaveli, vetëm i mëson ata të mos përpiqen kurrë të ndërmarrin diçka, në qoftë se nuk e kanë të sigurt miratimin e një auditori të gatshëm dhe të etur për të përcjellë natyrën e shkëlqyer të fuqive, të aftësive dhe të bëmave të tyre.
Marrë nga “Libri i Filozofisë”
Artikuj të përzgjedhur

Pse u nda nga bashkëshorti Bete Dejvis
Në vitin 1938, në gazetën The New York Times shkruhej se Bete Dejvisi po ndahej nga bashkëshorti Harmën “Osk...

Fjalitë më të mira që çelin librat
Ku saktësuese e ku provokuese, fjalitë që çelin librat klasikë, janë nga më të ndryshmet, po le të q...

Libri i parë i ndaluar në Amerikë del në ankand për 35 000 dollarë
Po të mos ju duhen 35 000 dollarë, atëherë përdorini për të bërë një ofertë që të ...

Kështu e kishe përfytyruar?
Mes ushqimit dhe letërsisë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë marrëdhënie nuk na e d...

Një këshillë e dhimbshme prindërimi nga Kahlil Gibrani
Një shekull më parë, ngecur mes dy botëve e dy luftërave botërore, poeti, piktori dhe filozofi libanezo-amerikan, Kah...

Kur librat “shkaktonin” sëmundje vdekjeprurëse
Më 12 shtator 1895, një banore e Nebraskës, Xhes Alan, vdiq nga tuberkulozi, që, asokohe, në periudhën e ndërrim...

Vjeshta plot frymëzim e shkrimtarëve të mëdhenj
A e dini që vjeshta, ashtu si dikur, edhe sot, frymëzon shumë shkrimtarë të njohur? Ajo zë një vend aq të r...

Çfarë thonë librat për burrat e gratë
Duke përdorur një model të ri kompjuterik, shkencëtarët gjetën dhe analizuan epitetet që përshkruanin grat&...