Enciklopedi për fillestarë

1 800 Lekë

Enciklopedi për fillestarë

Edhe më të vegjlit duan të kenë enciklopedinë e tyre, të shkruar me një gjuhë që u përshtatet më së miri, me informacione të gjithanshme, por të shkurtra e të kuptueshme. “Enciklopedia për fillestarë” është ajo që u duhet. Është e punuar me shumë dashuri, ndaj dhe ne nuk vonuam t’ua sillnim lexuesve tanë të vegjël. E veçanta e saj është formati. Në një kutizë janë vendosur 12 libërtha të mrekullueshëm: Si rriten bimët, Planeti Tokë, Bota e nënujit, Trupi ynë, Moti, Kafshë të rrezikshme, Sistemi Diellor, Astronomia, Dinozaurët, Kafshët e fermës, Pse hamë?, dhe Vullkanet. Ilustrimet e këndshme e mjaft të gjetura, me anë të të cilave demonstrohet çdo lloj informacioni, e sundojnë tekstin, në mënyrë që fëmijët të kënaqen e të mos lodhen.

ISBN: 978-9928-287-27-4 Mosha: + 4 vjeç

Përmasat: 150 x 45 x 200 mm

Kopertina: Me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Enciklopedi për fillestarë
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme