Gjithçka që duhet të dini për dinozaurët

1 200 Lekë
Seria: Tri enciklopedi të lidhura me internetin

Kjo enciklopedi e ilustruar për dinozaurët, e para që vjen në shqip, do të jetë një udhëzues dhe një dhuratë e shkëlqyer për admiruesit e këtyre kafshëve që kanë jetuar në tokë shumë e shumë kohë para njerëzve. Në faqet e librit janë më shumë se 500 ilustrime, mjaft fakte interesante për dinozaurët, pyetje dhe përgjigje, fjalorthe, si edhe veprimtari krijuese dhe eksperimente argëtuese. Pesë kapitujt e librit ndjekin një rrjedhë kronologjike, duke nisur me dinozaurët e hershëm, që nga eoraptori i madh sa një dhelpër, për të vazhduar me megalozaurin e deri te tiranozauri. Gjithçka që ka të bëjë me dinozaurët, me zhvillimin e tyre, mënyrën e jetesës dhe vendet ku kanë jetuar ata, do të gjenden në këtë enciklopedi që, ashtu siç ka edhe emrin, do t’ju tregojë “gjithçka që duhet të dini për dinozaurët”.


ISBN: 978-9928-177-39-1 Mosha: +7 vjeç

Përmasat: 280 x 220 mm Faqe: 160

Kopertina: Me karton të plastifikuar

Write Your Own Review
Po shrkuani për:Gjithçka që duhet të dini për dinozaurët
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme