Hapat e mi të parë. Çaste të ëmbla, për djem
Ky ditar i veçantë do të ndjekë zhvillimin e fëmijës tuaj, që nga lindja e deri në vitin e tretë të jetës. Nga ardhja në jetë deri te hapat e parë, nga ushqimet e para, deri te ngjarjet më të rëndësishme. Në këtë variant për djem, libri është krijuar me hapësira të përshtatshme për shënime, për të vendosur fotografi dhe kujtime (tufa e parë e flokëve, dhëmbët e parë, buzëqeshjet e para), duke nisur nga faqet që i kushtohen lindjes, vijohet me të gjitha fazat e rritjes së fëmijës, nga pozicioni i fjetjes, te ninulla më e dashur, nga banja, te fjalët e para. Në faqet e ilustruara do të ruani fotot më të bukura, për të mos i harruar kurrë çastet më domethënëse dhe më magjike të viteve të para të jetës. Të gjitha këto e bëjnë këtë libër një dhuratë vërtet të rrallë.
Certifikuar për sigurinë nga BE