Hapat e mi të parë. Çaste të ëmbla, për vajza

1 500 Lekë
Libra kujtimesh për bebushin tuaj

Tri vitet e para të jetës së një fëmije kalojnë aq shpejt dhe janë aq të mbushura me ndryshime, sa asgjë nuk duhet harruar. Prandaj e kemi krijuar këtë album në formë libri, që të përjetësoni çdonjërin nga këto çaste, jo vetëm me foto, por edhe me shënime për gjithçka që ndodh hap pas hapi. Në fletët e trëndafilta do të keni mundësi të shkruani fjalët e para, do të gjeni një zarf për një tufëz flokësh, një tabelë me ndryshimet e bebes pas gjashtë muajsh e pas një viti, tabelëzën e shëndetit, një zarf në fund, ku do të vendosni edhe plot fotografi. Shënoni gjithçka në këtë album dhe mbylleni me fjongon rozë... Çdo herë që do ta zgjidhni këtë fjongo, prej këtij libri do të gëlojnë kujtime të ëmbla, të bukura, të papërsëritshme...


Certifikuar për sigurinë nga BE
ISBN: 978-9928-177-21-6 Mosha: +0 vjeç

Përmasat: 290 x 270 mm

Kopertina: Me karton të plastifikuar


Write Your Own Review
Po shrkuani për:Hapat e mi të parë. Çaste të ëmbla, për vajza
Vlerësimi yt

Produkte të ngjashme