Seria: Zbulo ndërsa krijon, përmban 4 libra

800 Lekë
Libër prej kartoni të plastifikuar

Seria: Zbulo ndërsa krijon, (4 libra)

Një seri e mrekullueshme e përbërë nga katër libra, që bazohen në metodën Montesori e cila është e famshme në mbarë botën. Kjo qasje edukative ka dhënë rezultate, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim te vetja, të krijojnë dhe të jenë të pavarur. Në kontekstin argëtues e pedagogjik, kjo seri librash është një minierë e vërtetë veprimtarish gazmore dhe lojërash ngacmuese. Me anë të lojërave interesante e edukuese, si edhe me anë të eksperimenteve që bëjnë në shtëpi, fëmijët e moshës 4-7 vjeç arrijnë të mësojnë duke krijuar me duart e tyre. Librat kanë edhe një sërë NGJITËSESH të këndshme, që fëmija i përdor për të përmbushur veprimtaritë e librave. Kjo seri librash e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për botën që e rrethon dhe e shoqëron që ta zbulojë atë. Po ashtu, i zgjon kureshtjen, i zhvillon aftësitë dhe i nxit krijimtarinë.

Certifikuar për sigurinë nga BE

Isbn: 978-9928-240-85-9 Mosha: + 4 vjeç

Permasat: 200 x 250 mm Faqe: 24


Write Your Own Review
Po shkruani për:Seria: Zbulo ndërsa krijon, përmban 4 libra
Vlerësimi yt