Zbulo të fshehtat e mumjes egjiptiane
A nuk do t’ju pëlqente ta preknit një mumje me duart tuaja dhe të shikonit me hollësi se si është mumifikuar ajo, apo edhe më mirë akoma, të mësonit hap pas hapi se si bëhej mumifikimi, ky rit i lashtë dhe aq misterioz? Ky libër ndërveprues, jo vetëm i lejon, por edhe i nxit fëmijët ta prekin dhe të mësojnë gjithçka që ka lidhje me mumjet egjiptiane. Në qendër të librit gjendet një model plastik trepërmasor, përmes të cilit fëmijët mund të mësojnë se si i varrosnin egjiptianët të vdekurit, shoqëruar me maskën e vdekjes, hajmali për udhëtimin e përtejmë, se si e ruanin trupin dhe si i vendosnin organet e shenjta në urna. Libri sjell po ashtu informacione interesante për faraonët e famshëm dhe për ngjarje historike, ashtu si edhe për zbulimet e reja.