Blog
Marc Peyser Mund të pini vaj peshku, të hani shafran indie, të paguani për kurse gjuhe, revista fjalëkryqesh ose të ushtroni mendjen gjatë gjithë ditës, si e si të arrini një kujtesë sa më të fortë, mirëpo mënyrën më të lirë, më të thjeshtë dhe më të vlefshme për të mprehur mendjen e keni mu para syve dhe quhet “lexim“. Nuk duhet të habitemi që leximi i bën m...
“Lartësitë e stuhishme“, “Gra të vogla“, “Drakula“, “Romeo e Zhuljeta“ vijnë tani si shalle për ata që duan librat dhe janë një ide të mirë, qoftë për ata që duan t'i bëjnë dhuratë vetes, po edhe si alternativë, kur nuk dëshiron t'i dhurosh prapë libër dikujt, që i pëlqen të lexojë. Shalli i “Gjuetisë së froneve“ ka të stampuara...
Ju ka rastisur të flitet për libra klasikë dhe të hiqeni se i keni lexuar, sepse ia dini ngjarjet falë filmit të realizuar mbi atë libër? Ndonjëherë kjo ndodh edhe sepse fabula është kaq e njohura, sa duket sikur e njohin të gjithë. Për shembull, të gjithë e dinë që Odiseja kthehet në Itakë, po kush e ka lexuar vërtet të gjithë Odisenë? Gazeta Telegraph, në Britaninë e Madhe vendosi të pyeste...
Sipas një anketimi të BBC-së, historia më madhështore që është rrëfyer ndonjëherë, është “Odiseja” e Homerit. Në 12.000 vargjet e poemës shpalosen aventurat e heroit grek, pas përfundimit të Luftës së Trojës, ngatërruar mes Zotash e përbindëshash. Nuk është historia e një njeriu që niset aventurave në kërkim të floririt a të ndonjë toke të re, por e një ...
Më 10 maj të vitit 1933, nazistët vendosën të digjnin librat “kundërgjermanë”, që, sipas tyre, kishin simbole dekadence dhe kalbjeje morale. Librat u mblodhën, u hodhën në një pirg dhe iu vu flaka, për të përhapur frikë. Mirëpo 40 vjet më vonë, gjermani Georg P. Salcman hapi Bibliotekën e Librave të Djegur, me një koleksion të librave ”kundërgjermanë”. Babai i Salcmanit ishte nazist d...
Po qe se edhe ti, ashtu si Horhe Luis Borhesi, mendon se parajsa është një bibliotekë, atëherë bëhu gati të mrekullohesh. Biblioteka Apostolike, Vatikan Biblioteka e Vatikanit e ka zanafillën në shekullin IV të erës sonë, edhe pse trajtën që ka sot, e ka marrë në shekullin XV. Në shekullin XVI, Papa Siktus V ngarkoi arkitektin Domeniko Fontana që të ngrinte ndërtesa të reja për koleksionin e Vatikanit, ato...
Njerëzit mendojnë se minjtë e librave janë vetmitarë e të mbyllur në vetvete. Mirëpo shkenca na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi britanik të Universitetit Kingston, duket se njerëzit që lexojnë më shumë, sidomos letërsi artistike, dinë të sillen më mirë në shoqëri dhe i kuptojnë më mirë të tjerët. Përgjithësisht mendohet që më t...
Fotografi Steve McCurry ka botuar librin "Mbi leximin" (On Reading) me foto të njerëzve që lexojnë, nga 30 vende të botës. Preferojmë të mos komentojmë, se pamjet vetë vlejnë sa 1000 fjalë... Myanmar, 1994 (Credit: Steve McCurry/Magnum Photos) Rome, Italy, 1984 (Credit: Steve McCurry/Magnum Photos) Chiang Mai, Thailand, 2010
Ka disa libra, që nuk i çlexon dot më, sado fort ta dëshirosh këtë. Për disa syresh e dëshiron, sepse do t'i lexosh edhe një herë si për herë të parë (megjithëse unë mendoj se një libër i lexuar sërish pas disa vitesh, është sërish një libër që ti e lexon për të parën herë), ama disa të tjerë do të doje vërtet të mos i kishe lexuar kurrë. Kjo e fundit më...
Çdo lexues ka zakonet e tij: dikush lexon në qetësi të plotë, dikush me muzikë, dikush vetëm para se të flejë, ama ka edhe nga ata që përqendrohen në vende të rrëmujshme. Gjithsesi, e rëndësishme është që libri të të rrëmbejë dhe, me sa duket, kjo qenka më e lehtë kur ke të ndezur një qiri. Nisur nga kjo, ka njerëz që kanë filluar të krijojnë qirinj enkas, sipas librit apo zako...